8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet agjenda: Osmani takon Escobarin nesër herët në mëngjes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta presë nesër në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi i Osmanit me Escobarin do të zhvillohet nesër në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht duke filluar nga ora 09:00, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Takimi do zhvillohet në kabinetin e Presidentes, ndërsa prej orës 10:00 pritet që të dy të deklarohen për media.

Përpos me Osmanin, Escobar po nesër do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti. Kështu ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Ndryshe, Escobar dje dhe sot qëndroi në Serbi, ku paraditen e së enjtes në konferencë për media foli edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, teksa tha se nuk pret marrëveshje, por që ajo përfundimtare do të ndodhë brenda vitit.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.

Ndërsa, fakt si fakt të kryer e cilësoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se asociacioni do të bëhet, por çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img