2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet çmimi i biletave për ndeshjet kualifikuese Eurobasket 2017

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se këtë fundjavë do të fillojë me shitjen e biletave për ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017.

Biletat do të shiten në pako, për të tri ndeshjet si vendës – me Ukrainën më 3 shtator, me Slloveninë më 10 shtator dhe me Bullgarinë më 17 shtator, me çmimin 20€ dhe në shitje do të jenë gjithsej 1500 bileta.
Biletat në pako do të jenë në dispozicion të adhuruesve të basketbollit deri më 2 shtator, një ditë para ndeshjes më Ukrainën. Në ditën e ndeshjes me Ukrainën do të fillojë shitja e biletave për ndeshje veç e veç, me çmim më të lartë.
FBK po ashtu do të ofrojë bileta VIP, në numër shumë të limituar me çmim prej 150€ për të tri ndeshjet. Në çmim përfshihen dy fanella të kombëtares së Kosovës, ushqim dhe pije në zonën VIP si dhe parkingu dhe hyrja e veçantë.
VIP ulëset do të jenë në vendosura në afërsi të fushës së lojës. Biletat në pako për tri ndeshjet si vendës mund të blihen në pikat e shitjes në Prishtinë (Che Bar – te kafet e vogla, Sports Bar President në Marigona Residence), në Prizren (Caffe BARCODE në Shadërvan), në Mitrovicë (zyrat e kompanisë Umbrella përballë postës dhe në BAR Code).
FBK para ndeshjes së parë do të lëshojë në shitje edhe fanellat zyrtare të Kombëtares së Kosovës më çmim 45€.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img