5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Qendra më e madhe tregtare në rajon ‘Prishtina Mall’ afër hapjes, bën prezantimin e parë të projektit

Kur kanë mbetur vetëm 48 ditë nga fillimi i punës, qendra më e madhe tregtare në rajon “Prishtina Mall” ka hapur dyert për të prezantuar ambientet e saj.

Gjatë këtij prezantimi, u tha se kjo qendër në fokus nuk do ta ketë vetëm shoppingun, pasi që gjysma e hapësirës është e dedikuar për argëtim.

Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall”, Alvaro Costa tha se 80 për qind e dyqaneve janë të gatshme dhe se do të ofrohen brendet më e mira për klientët.

“Me anë të kësaj vizite kemi dashur t’iu tregojmë numrin e dyqaneve dhe brendeve që do të janë këtu. 80 për qind e dyqaneve janë të gatshme. Ne presim që të gjitha këto të janë të hapura, por që do të vijnë dhe të tjera dhe në kuadër të qendrës së shoppingut ne do të ofrojmë gjatë punëve operative, pra para dhe pas hapjes”, tha Costa para medieve.

“Ne jemi pothuajse gati nga ana jonë dhe të ofrojmë më të mirën për klientët tonë dhe për tregun”, ka përfunduar ai.

Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall”, Alvaro Costa dhe kryetari i bordit të aksionarëve në “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi

Për kryetarin e bordit të aksionarëve në Prishtina Mall, Fatmir Zymberi në këtë qendër do të jetë kinemaja më e madhe në Evropën jug-lindore.

“Quhet shopping center, por është në rend të dytë e që në rend të parë është argëtimi, pasi qendra i ka 240 mijë metra katrorë, që vetëm qiradhënie është 115 mijë metra katrorë, pra më shumë se gjysma e qendrës është hapësirë e lirë”, tha Zymberi, njëherësh pronar i “Jysk” dhe “KFC” për Kosovë.

“Do të jetë kinemaja më e madhe në Evropën jug-lindore me 15 salla dhe me teknologjinë më të lartë të kësaj lëmie. 11 mijë metra katrorë është argëtim që asnjëherë s’ka pasur në Kosovë, siç është e-Carting dhe aktivitete shumë të ndryshme, që do të thotë se Prishtina Mall është një qendër destinimi për të gjithë Kosovën dhe një pjesë të mirë të rajonit. Nevojiten 4-5 orë për ta vizituar Prishtina Mall”, shtoi ai.

Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall”, Alvaro Costa dhe kryetari i bordit të aksionarëve në “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi

Zymberi tregoi se në këtë qendër do të janë të punësuar mbi 2,500 persona.

“Tash Prishtina Mall do ta konkurron një pjesë të mirë të argëtimit, në mënyrë pozitive, që njerëzit ta kalojnë ditën, siç është ajri i pastër, komoditeti, parkingu, që të gjitha këto e bëjnë një vend atraktiv”, tregoi ai.

“Gjatë procesit të ndërtimit kanë qenë 2,000 persona, kurse përherë të punësuar do të kalohet numri 2,500. Të punësuar më të shumtë nuk ka askund në Kosovë edhe investimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Zymberi.

“Përveç qytetarëve të Kosovës, do t’i kemi edhe qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe pjesë të tjera”, ka përfunduar ai.

Dhjetë investitorë vendorë janë bashkuar për ta ndërtuar këtë qendër e cila pritet të hapet së shpejti.

Me një hapësirë prej rreth 250 mijë metrave katrorë, Prishtina Mall do të jetë shtëpi e mbi 200 brendeve prestigjioze ndërkombëtare, do të ofrojë të gjitha llojet e ngjitjeve, kërcimeve dhe lojërave, do ta ketë liderin e operatorëve të kinemave në Evropë me teknologjinë më të re, e shumëçka tjetër.

Ambientet brenda “Prishtina Mall”

Disa fakte interesante që duhet t’i dini rreth “Prishtina Mall”:
– Gjithsej hapësira për qiradhënie: 114,699 metra katrorë
– Gjithsej hapësira e ndërtesës: 239,114 metra katrorë
– Gjithsej hapësira për argëtim: 16,438 metra katrorë
– Restorante, ushqime & pije: 7,623 metra katrorë
– Mbi 5,000 hapësira parkingu falas
– Investimi më i madh privat lokal
– Punësim për mbi 2,500 persona
– Struktura më ekologjike në rajon, ndërtesë e certifikuar nga “Edge”.

“Prishtina Mall” do të hapet më 9 mars.

Ambientet brenda “Prishtina Mall”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img