14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Qesharake, Pacolli krahason veten me Trump: Të gjithë ishin kundër meje

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka krahasuar vetën me presidentin amerikan Donald Trump teksa ka komentuar fitoren e kandidatit amerikan përballë kundërshtimeve të mëdha.
Ai ka thënë se Trump ka ardhur në krye të Amerikës pas një fushate që Pacolli e ka quajtur fantastike, dhe ka arritur të fitoj përkundër faktit se e gjithë Amerika ka qenë kundër tij.
Në këtë pikë, Pacolli e ka krahasuar vetën me Trumpin, duke tërhequr paralele me kandidaturën e tij zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2007.
“Unë pak e shoh e shoh vetën në miniaturë me Trumpin, kur kam ardhur në vitin 2007. Të gjithë kanë qenë kundër meje, mediat kundër meje, kam pasur gazetarë që kanë shkruar kundër meje, politikanë e njerëz të tjerë”, ka thënë Pacolli në emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini.
Ai ka kritikuar edhe administratën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, duke e quajtur një “administratë të heshtur” teksa Donald Trumpin e ka cilësuar si një “president i cili do t’i lëvizë gjërat më shpejt”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img