18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës do të vendosë sanksione të reja për Grupin Wagner (Dokument)

Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet më 22 mars apo të mërkurën, Qeveria pritet të vendosë sanksione kundër Grupit Wagner.

Në rendin e ditës të siguruar nga Demokracia.com, pika nëntë përkufizon “shqyrtimin e propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/78, të datës 16 maj 2022, për vendosjen e masave kufizuese kundër Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i pa inkorporuar, me bazë në Rusi”.

Gjithashtu, në këtë mbledhje pritet të bëhet edhe një ndryshim në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infra Kos”.

Qeveria do të emërojë një anëtar në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe dy në Autoritetin e Konkurrencës.

Pikë tjetër e rëndësishme pritet të jetë edhe aprovimi i mjeteve buxhetore për tejkalimin e krizës energjetike.

Qeveria e Kosovës gjithashtu do të shqyrtojë kërkesën e MPJD-së për ndarje buxhetore për mbështetje financiare ndaj gazetarëve ukrainas dhe afganë që po operojnë në Kosovë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img