8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës e gatshme të ndihmojë Maqedoninë pas vërshimeve

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, kanë shprehur shqetësim dhe dhimbja për ngjarjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në orët e fundit në Maqedoni.
Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për qytetarët si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie, transmeton Indeksonline.
Kjo është komunikata e plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, i kanë përcjellur me shqetësim dhe dhimbje të madhe ngjarjet e shkaktuara nga moti i lig, që kanë ndodhur orët e fundit në Maqedoni.
Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.
Qeveria e Kosovës, po ashtu, thekson gatishmërinë për të dërguar në ndihmë njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje./Prishtinapress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img