8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria italiane u ndalon të drejtat prindërve të së njëjtës gjini

Aktivistët për të drejtat e komunitetit të homoseksualëve kanë reaguar të martën ndaj qeverisë së drejtës ekstreme të djathtë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të kufizuar të drejtat prindërore të prindit biologjik vetëm në rastet e çifteve të së njëjtës gjini.

Qytetit të Milanos i është të ndalojë që zytratrisht të regjistrojë të dy prindërit e së njëjtës gjini. Milano ishte qyteti i fundit që vazhdoi me regjistrimin e fëmijëve të këtij komuniteti, i cili fillimisht u adaptua në Romë, Torino, Napoli dhe qytetet tjera pasi gjykata e lartë italiane në vitin 2016 e lehtësoi procedurën për personat homoseksualë të adoptojnë fëmiun biologjik të partnerit, shkruan LA Times, përcjell Klankosova.tv.

Kjo pjesë e burokracisë është çelësi për njohjen e të drejtave prindërore për disa situata të përditshme, duke përfshirë autorizimin e trajtimit mjekësor dhe pjesëmarrjen në klasë.

Presidentja e “Familjeve Rainboë”, Alessia Crocini akuzoi se lëvizja e Romës që urdhëronte Milanin të ndalonte regjistrimin automatik të të dy prindërve në familjet e të njëjtit seks ekspozoi homofobinë e qeverisë.

“Kjo qeveri është shprehja maksimale e homofobisë”, tha ajo. “Meloni thotë se që një fëmijë të rritet mirë, ata kanë nevojë për nënë dhe baba, edhe nëse kërkimet e dekadave thonë ndryshe. Është fyese për qindra mijëra familje me dy prindër të të njëjtit seks.”

Yuri Guaiana nga grupi aktivist “All Out”, tha se masa “hedh mijëra familje në pasiguri”.

Lajmi për lëvizjen, i cili i ishte komunikuar kryetarit të bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala nga prefekti i emëruar nga shteti, erdhi në të njëjtën ditë kur një komision i Senatit bllokoi një përpjekje për të njohur çertifikatat e lindjes së fëmijëve të çifteve të të njëjtës gjini të lëshuara nga shtete të tjera të BE-së.

Sala u zotua të luftojë për një ligj që u jep të drejta në mënyrë të barabartë prindërve të të njëjtës gjini, por tha ndërkohë se ai nuk mund të rrezikonte të vendoste punëtorët në zyrën e regjistrit të qytetit në kundërshtim me vendimin e qeverisë.

Administrata e Salas jo vetëm që transkriptoi dokumente nga vende të tjera që njihnin të drejtat e prindërve homoseksualë dhe lezbike, por gjithashtu u dha të njëjtën njohje prindërve të të njëjtës gjini të fëmijëve të lindur në Itali.

Qytetet e tjera e kishin ndaluar veçse këtë praktikë, pasi qëi administratat ndryshuan duart dhe erërat politike u zhvendosën në Romë. Në mungesë të një njohjeje të tillë, nëna ose babai që nuk ka lindur duhet të kalojë procesin e birësimit për të vendosur të drejtat prindërore – diçka që mund të marrë shumë kohë.

Ish-kryetarja e bashkisë së Torinos, Chiara Appendino, ishte kryebashkiakja e parë që njohu të drejtat e të dy prindërve të të njëjtës gjini pa kërkuar miratimin e gjykatës, tha se ndalimi i ri “është vetëm shuplaka e fundit ndaj këtyre familjeve”. Ajo iu bashkua thirrjes së Salas për një ligj që i njeh të drejtat e tyre.

Partia Gay e Italisë u formua në vitin 2020 për t’i dhënë peshë politike luftës kundër diskriminimit anti-gay, vlerëson se 150,000 fëmijë janë prekur nga dështimi i Italisë për të njohur të drejtat e të dy prindërve në martesat e të njëjtës gjini. Kjo përfshin qindra prej tyre në qytetin e Milanos.

Zëdhënësi i Partisë Gay, Fabrizio Marrazzo u bëri thirrje kryebashkiakëve italianë që të përmbysin kërkesën e qeverisë dhe të regjistrojnë të dy prindërit e të njëjtës gjini në një akt mosbindjeje civile.

“Kur normat janë diskriminuese, kryebashkiakët duhet të kenë guximin ta thonë këtë,” tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img