13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria Kurti ia suspendon licencën vëllait të deputetës Kollçaku

Zëvëndësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se ka marrë vendim që të suspendohet përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha, vëllau i deputetes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh të llogaritur gabimisht të Telekomit.

“Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit”.

Tutje Sallahu ka shkruar se ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë.

“Ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë për t’i pasuruar orkestruesit e tenderëve që lidheshin qëllimisht në disfavor të Kompanisë!”, ka shkruar Sallahu.

Z.Ilir Mulhaxha përmbarues privat në territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë suspendohet nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor“, thuhet në vendim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img