18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria lë institucionet me udhëheqje të mangët e pa mandat

Agjencia Kosovare e Pronës vazhdon të udhëhiqet në mënyrë të kundërligjshme me ushtrues të detyrës së zëvendësdrejtorit ekzekutiv që nga 29 korrik 2014, kjo për shkak se Qeveria e Kosovës ende nuk ka propozuar dy emra, njërin për pozitën e drejtorit dhe tjetrin për zëvendësdrejtor të kësaj agjencie.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë se janë gjithsej tetë agjenci dhe institucione të pavarura të pakompletuara dhe ka përmendur: Agjencinë Kosovare të Pronës (Sekretariati ekzekutiv, Komisioni i ankesave dhe Bordi mbikëqyrës, të pakompletuar); Institucionin e Avokatit të Popullit; Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave; Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në Agjencinë e Pronës pozita e drejtorit është e zbrazët që nga gushti i vitit të kaluar, ndërkohë që pozita e zëvendësdrejtorit nga korriku i vitit 2014 ushtrohet nga një ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtorit ekzekutiv, që sipas rregulloreve në fuqi mund të zgjasë vetëm tre muaj. Mandati, ushtrueses së detyrës së zëvendësdrejtorit ekzekutiv, Florije Kika, i ka përfunduar qe 21 muaj.
/Koha Ditore/
Shpërndaje artikullin:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img