17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria miratoi raportin për gjendjen në shërbimin civil

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 105-tën me radhë, nën drejtimin e kryeministrit Isa Mustafa. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe janë marrë vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë dhe për temat e diskutuara në takimin e zhvilluar.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar raportin për gjendjen në shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015. Raporti për gjendjen në Shërbimin Civil për vitin 2015 pasqyron arritjet në zbatim të legjislacionit, reformën dhe veprimet në avancimin e Shërbimit Civil në Republikën e Kosovës.
Është miratuar edhe koncept dokumenti për rregullimin e funksionimit të Organizatave Joqeveritare. Koncept dokumenti analizon situatën aktuale dhe evidenton nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore në këtë fushë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për plotësimin e listës së projekteve për financim përmes “Klauzolës për Investime”, që është financim i projekteve zhvillimore përmes huamarrjes shtetërore.
Kabineti qeveritar, me vendimin e aprovuar në mbledhjen e sotme, ka ndarë mjete për rehabilitimin e kategorive të dala nga lufta. Përfitues të kësaj ndihme do të jenë Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së; Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kabineti qeveritar është informuar edhe me performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar-korrik 2016. Raporti përmban trendet kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve si dhe analizën dhe krahasimin me periudhën e vitit paraprak. Analizat tregojnë për rritje të aktiviteteve ekonomike dhe analizat tregojnë për rritje të të hyrave buxhetore dhe efikasitet të shpenzimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img