7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ndan 50 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik për muajin janar

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë tha se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave në muajin shkurt.

Gjithashtu, Murati tha se shtesat do të vazhdohen për janar edhe për punëtorët shëndetësorë.

“Ta vazhdojmë këtë shtesë edhe për muajin janar, që të mos ketë hendek deri në muajin shkurt sa i përket edhe tranzicionit deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img