9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Qiky Olvier Ivanoviq: Kurtit i del edhe videoja ku sulmonte me pasion politikanin që e lavdëroi dje

Dhe… u publikua! Videoja ku personalisht Albin Kurti flet për Oliver Ivanoviqin të cilin dje e lavdëroi me fjalë të zgjedhura. Çka tha në këtë video kryeministri i Kosovës?

Kurti duket derisa flet para një grumbulli qytetarësh pikërisht për politikanin e vrarë më 16 janar të vitit 2018 në rrethana ende të pazbardhrua. Dhe ajo që thotë, do ta demantojë atë në çdo pretendim se… nuk e ka ditur kush ishte Ivanoviqi.

“Oliver Ivanoviqi i ka kriju “Rojet e Urës” (e pakuptueshme) 11364 shqiptarë i kanë dëbu prej veriut të Mitrovicës vetëm gjatë muajit shkurt të vitit 2000. Sepse mes natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 i kanë vra 11 shqiptarë në veri të Kosovës qita “Roje të Urës”, qiky Oliver Ivanoviq,” – dëgjohet derisa thotë kryeministri.

Por, gjatë ditës së djeshme ai kishte zgjedhur fjalët më të mira për të dyshuarin për krime lufte që ishte edhe politikan kundërshtues i Listës Serbe.

Kurti në fjalën e tij tha se “Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord.”

Më tej ai u shpreh se Ivanoviq kishte qenë shumë i përkushtuar për një Kosovë shumë etnike në një video-adresim në gjuhën serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img