9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Qyteti i nën tokë 3000-vjeçar që u zbulua rastësisht (Foto)

Qyteti ka përfituar nga prania e një lumit të nëndheshëm dhe puset e ujit. Ishte një qytet i vogël që plotësonte pjesën më të madhe të nevojave të komunitetit, që akoma edhe sot mahnit studiuesit dhe shkencëtarët.  Ndërtimi i një qyteti si Derinkuyu, do të ishte një gjë e zakonshme në kohët moderne, duke përdorur edhe pajisjet më të sofistikuara. Por të mendosh që një vepër e tillë është realizuar në një epokë shumë të largët, është e mahnitshme, e krahasueshme vetëm me piramidat e Egjiptit.
Në Derinkuyu, për shkak të butësisë së gurit, ndërtuesit duhej të ishin shumë të kujdesshëm , për të siguruar mbështetje të mjaftueshme në katet e sipërme me kolona. Në të kundërt do të ndodhte katastrofa. Në fakt është e habitshme se si nuk ka ndodhur një gjë e tillë, kështu që duhet të mendojmë se ata  kanë qenë shumë të aftë dhe e njihnin mirë materialin shkëmbor, me të cilin po punonin, shkruan Shqip.

Duke folur për popuj antikë, është e vështirë që të imagjinosh se si e kanë realizuar një vepër të tillë. Ndoshta janë ndihmuar nga ndonjë qytetërim tjetër? Por kush e ka ndërtuar këtë qytet të nëndheshëm? Dhe për çfarë motivi janë detyruar që të jetojnë në nëntokë? Përse dikush do të preferonte të jetonte në thellësitë e këtyre shpellave të çuditshme?
Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyes si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët.
Disa të tjerë besojnë se është ndërtuar nga Hitejtë, njerëzit luftëtar të përmendur edhe në Bibël dhe që kishin lulëzuar qindra vjet më parë. Por është e mundur që qyteti nëntokësore të jetë edhe më i vjetër? Sipas teoricienëve të “Astronautët e Lashtë “,  qyteti është ndoshta disa mijëra vjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img