8.8 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Raci: Çmimet janë rritur, Kuvendi t’u mundësojë qytetarëve tërheqjen e trustit

Analisti Gazmir Raci ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të iu mundësojë qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të parave të trustit.

Ai ka thënë se kjo kërkesë duhet të realizohet për shkak të rritjes së çmimeve të shumë produkteve.

“Kuvendi i Kosovës me votim duhet t’u mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind. Çmimet në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta dhe se është raportuar se inflacioni arrin në rreth 13 për qind”, ka shkruar Rraci.

Kuvendi i Kosovës nesër do ta shqyrtojë për herë të dytë projektligjin, i cili ua mundëson qytetarëve tërheqjen e një pjese të trustit.

Pro miratimit të këtij projektligji kanë dal partitë opozitare, ndërsa VV-ja është shprehur kundër miratimit./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img