18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Radojçiqi i dyshuar për vrasjen e Oliverit mbrohet nga Serbia, Bërnabiq: Prishtina kompetente për kapjen e autorëve

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se shteti nuk ka asnjë informatë rreth vrasësit të politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit. Por, sipas Bërnabiqit, duket se vrasja nuk u krye nga “njerëz të kombësisë serbe”. Këtë nuk e ka mbështetur në asnjë të dhënë. 

Ndonëse pushteti në Serbi mban afër vetës Milan Radojçiqin, i dyshuar lidhur me vrasjen e Ivanoviqit para 5 vjetëve në Mitrovicën e Veriut, Bërnabiqit i duket se politikani nuk është vrarë nga ndonjë serb. Kjo sepse, sipas kryeministres serbe, po të ishte autori i vrasjes serb, atë do ta arrestonin autoritetet kosovare.

“Nëse dikush, që është i kombësisë serbe ose nga territorit i ‘Serbisë qendrore’ do të ishte i përfshirë në atë krim, nëse do të kishte ndonjë të dhënë për këtë, ai do të arrestohet shumë herë deri tash. Fakti që autori nuk është gjetur akoma, jep shenja se ata që lidhen me vrasjen nuk janë të nacionalitetit shqiptar. Prishtina mezi do të priste t’i arrestonte, t’i akuzonte dhe t’i dënonte ata për që janë serbë. Dikush tjetër është prapa kësaj. Dhe kush, ndoshta për faktin që ne nuk kemi emra, nuk kemi informata, nuk kemi të dhëna, e tregon më së miri”, ka thënë Bërnabiq. 

Ajo tutje ka thënë se autoritetet serbe nuk do të qetësohen derisa autorët e vrasjes së Ivanoviqit të sillen para drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img