10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama dhe ambasadori Abbott ndjekin së bashku kurorëzimin e Mbretit Charles

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishte i ftuar nga ambasadori britanez në Kosovë, Nicholas Abbott, për të ndjekur kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Rama falendëroi Abbottin për ftesën, duke e përmendur edhe takimin e tij me Mbretin Charles në vitin 2015.

Si një udhëheqës vizionar, një mendimtar progresiv dhe një mbrojtës serioz i mjedisit, nga Prishtina i përcjell urimet më të sinqerta në këtë ngjarje historike” ka shkruar Rama në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Kryetarit:

Falënderoj Shkëlqesinë e Tij Nicholas Abbott dhe bashkëshorten e tij Marcelle për organizimin e festës së Koro­na­dës për Kurorëzimin e Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, të cilën e përcollëm bashkë me bashkëshorten time, Kristalen.

Unë kisha nderin ta takoj Mbretin Charles III. në turnenë e tij të Ballkanit në vitin 2015, ku pata privilegjin ta pres në Hamam Jazz Bar në Prishtinë.

Si një udhëheqës vizionar, një mendimtar progresiv dhe një mbrojtës serioz i mjedisit, nga Prishtina i përcjell urimet më të sinqerta në këtë ngjarje historike.

Besoj që trashëgimia e tij do të mbetet në zemrat e brezave të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img