13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Rama fillon të “moderojë” deklaratat: Nuk fola për Trump-in si President, por si kandidat

Debate të ashpra u zhvilluan ne seancën e sotme mes opozitës dhe Edi Rama në lidhje me deklaratat e këtij të fundit kundër Donald Trump-it.

Kryeministri i ka cilësuar deputetët e opozitës si personazhe tragjikë, patetikë e provincialë dhe sipas tij deklaratat janë bërë për Donald Trumpin si kandidat për president.
“Unë flas për një kandidat duke shprehur kundërshti për deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët. U jam kundërvënë atyre fjalëve dje me bindje dhe me shumë bindje sot dëshiroj suksesin e presidentit të ri të SHBA.
Kritikova një kandidat për President kurse ju silleni si çuna lagjeje që u del vëllai nga burgu dhe dilni e flisni, ja do e shohësh ti tani”, tha Rama.
Kryeministri u justifikua më tej duke thënë se kritika ndaj Trump bëri dhe vetë Papa Françesku, ndërsa theksoi se këto debate bëhen që të mjegullohet raporti pozitiv i KE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img