13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Rama ju drejtohet qytetarëve: Të marrim vendimet e duhura teksa politika zhurmon nga bravat e përçarjet

Kreu i qeverisë Edi Rama bën me dije se pyetësorët e Këshillimit Kombëtar të shpërndara me postë për qytetarët kanë kaluar numrin 1000, ndërsa numri i pyetësorëve të plotësuar online ka kaluar mbi 36.000.

Rama thotë se teksa politika “zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”, fton qytetarët të japin mendimin e tyre mbi pyetjet në Këshillimin Kombëtar. “Si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen”, thotë Rama.

Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun … Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”, shkruan kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img