5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama propozon ish-zëvendësdrejtoreshën e AKI-së në Kosovë si drejtore e re e Shërbimit Informativ në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që ka pasur sot me presidentin e vendit, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se i pa propozuar presidentit emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e re e Shërbimit Informativ Kombëtar në Shqipëri.

Hyseni është shtetase kosovare e njohur si ish-zëvendësdrejtorja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ajo është shkarkuar nga ky post në vitin 2021. Ajo ka qenë edhe këshilltare e Ramës së fundmi.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img