12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Ramë Buja: Wesley Clark tha ju s’e urreni Millosheviqin më shumë se unë, ma krijoni mundësinë ta godas

Njëri nga pjesëmarrësit në Konferencën e Rambujesë, Ramë Buja, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, u kishte thënë gjatë konferencës se shqiptarët duhet të krijonin një mundësi për goditje ndaj Sllobodan Millosheviqit.

Buja thotë se në Rambuje kishte shumë hezitime nga pala shqiptare lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes. Buja thotë se ishte këshilltari i ish-presidentit amerikan ai që thirri atë dhe përfaqësuesit tjerë në një mbledhje me Clarkun.

“Kur kemi shkuar ta takojmë. Një 50-60 kilometra jashtë kështjellës së Ramubjes. Isha duke ngrënë mëngjes kur këshilltari Dobbins më tha që a mundem të i mbledh bashkëluftëtarët pasi Clark dëshironte të na takonte. Ata nuk po e lënë francezët të futet në kështjellë me uniformë dhe ai nuk pranonte ta largonte. Ishte në nëj bazë të NATO-s aty afër. Mes tjerash na ka thënë. Besoni që ju nuk e urreni Millosheviqin më shumë se unë. Ma krijoni mundësinë që ta godas. Dhe mundësia ishte të nënshkruanim marrëveshjen e Rambujes”, tha ai.

“Dolëm me një hamendësim të madh. 10 pikat e pakontestueshme ishin shumë të rënda. Por e nënshkruam pas dy javësh. Folëm edhe më ushtarët ne istikame që qëndronin në fronte. E kujtoj se Allbrajt kishte pritur 30 minuta derisa na kemi hartuar një komunikatë. Ajo na tha se na kuptonte. Kemi ardhur këtu dhe na kanë thënë se ju shkoni në shtab por kanë me iu vra se, mua Jakupin dhe Ademin. Sepse gjërat kanë ndryshuar. Por nuk kishte ndryshuar asgjë. Na priti Sylejman Selimi me gardë, ndër ta ishte edhe Tahir Sinani. Pas më shumë se dy javëve ukthyem dhe u nënshkrua marrëveshja. Por besimi që po i hapim portë realizimit të aspiratave tona duke qenë garantuese SHBA, kështu na tha Allbrajt. Kemi qenë në holl duke pirë kafe, kur ka dalë nga salla pjesëtari serb, sa nuk e ka thy derën e sallës. I thashë Jakupit,k besoj se fituam. Ai më tha lërë ore. Por e pashë disponimin në kampin serb. Historia tregoi që kishim të drejtë”, përfundoi Buja. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img