21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ramiz Kelmendi pret presidentin Thaçi në vilën e tij në Rugovë (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë një vizitë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në vilën e tij në Rugovë.
“Sot pata në vizitë Presidentin e Kosovës zt. Hashim Thaçi në ambientet e grupit ELKOS në Rugovë, ku u preken shumë tema aktuale dhe procesi i nëvojshem i zhvillimit ekonomik, në ketë ishin edhe shumë akter ekonomik, mediatik dhe politik”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij në Facebook.

Kelmendi, i cili në prillin e këtij viti është larguar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka pritur, përveç presidentit Thaçi, edhe deputetët Blerim Shala dhe Besim Beqaj, zëvendësguvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashin, dhe pronarin e kompanisë Devolli, Shkëlqim Devolli. /PrishtinaPress.eu
kelmendi-thaci
kelmendi-thaci2

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img