10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër i ri, po rrezikon konsumatorët

Skandali i zëvendëskryeministërit,Ramiz Kelmendi me 6.6 tonë mishn pa afat në bizneset e tij rrezikon konsumatorët.
Sipas analistëve, kjo është mënyra e të bërit biznes e miqve të klanit “Pronto”. Fillimisht kjo ndodhi me afaristin tjetër pejan, Shkëlqim Devollin, i cili për vite të tëra u ka shitur qytetarëve kosovarë krunde të kafshëve në vend të grurit.
Ndërkaq, mikut të ngushtë të Devollëve, afaristit Ramiz Kelmendi, po ashtu i afërt me klanin ‘Pronto’, iu konfiskuan 6.6 tonelata mish me afat të skaduar,raporton Gazeta Kosova Sot
Në qendrën tregtare ‘ETC’ dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ELKOS”, që gjendet në qytetin e Pejës, javën e kaluar, forcat e rendit kanë gjetur 6 mijë e 600 kg mish pa afat, të cilit nuk i dihej as prejardhja.
Policia po bastiste bizneset e afaristit pejan, Ramiz Kelmendi, në ditët që ky i fundit po e festonte arritjen më të madhe në karrierën e tij politike, duke u emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës.
Për këtë, analistë të ekonomisë dhe specialistë të kësaj fushe janë të mendimit se afaristi Ramiz Kelmendi duhet që të japë llogari të menjëhershme për mbrojtjen e interesave të veta të pista biznesore. Ata vlerësojnë se pozita e zëvendëskryeministrit të vendit si një post me ndikim po shfrytëzohet në mbrojtjen e interesave të biznesit të Kelmendit.
Sipas tyre, kjo është mënyra e të bërit biznes të miqve të klanit “Pronto”, dhe se kjo ka ndodhur fillimisht me afaristin tjetër pejan, Shkëlqim Devollin, i cili për vite të tëra u ka shitur qytetarëve kosovarë krunde të kafshëve në vend të grurit.
Ndërkaq, për ta përforcuar bindjen e ekspertëve, miku i ngushtë i Devollëve, afaristit Ramiz Kelmendi, që po ashtu është një i afërt me klanin ‘Pronto’, po i konfiskohen më shumë se 6 tonelata mish me afat të skaduar.
Ndaj për këtë analistët me të drejtë po e hapin çështjen se si po rrezikohen qytetarët tanë nga oligarkët e lidhur me politikën. Analistët e ekonomisë dhe njohësit e kësaj fushe janë të mendimit se ka ardhur koha e fundit që të ndëshkohen këto kompani të manipuluara, të cilat e dëmtojnë shumë rëndë shëndetin e qytetarëve tanë.
AUVK-u konfirmon asgjësimin e mishit të skaduar Lidhur me rastin, Lamir Thaçi, zyrtar për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), për gazetën “Kosova Sot” ka njoftuar se sa tonelata mish me afat të skaduar janë gjetur javën e kaluar në qendrën tregtare ‘ETC’ dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “Elkos” në Pejë.
“Me kërkesë të policisë, NJHKEK dega në Pejë, më datën 26.10.2016, kemi realizuar inspektim të përbashkët në dy lokacione të ndryshme, ku pjesë- marrës kanë qenë inspektorët veterinarë dhe sanitarë të Zyrës Regjionale të AUV-it në Pejë dhe inspektorët komunalë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img