5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Raporte të përçara? Fotoja që tregon sa “larg” njëri-tjetrit qëndrojnë Vjosa Osmani me Edi Ramën

Samiti në Moldavi bëri bashkë – mes tjerësh – edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Këta të fundit, nuk kanë shpërndarë asnjë foto bashkë.

Presidentja Osmani pati rastin të takohej me liderë të mëdhenj botërorë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiyn e kryeministrin britanik Rishi Sunak. Njëjtë edhe Edi Rama.

Të dy kanë publikuar dhjetëra foto në profilet e tyre në rrjete sociale.

Dhe që të dy duket se kanë injoruar njëri-tjetrin, pasi nuk kanë postuar asnjë fotografi të përbashkët.

Një fotografi ilustruese e rëndësishme e kësaj “largësie” ishte edhe ajo me të gjithë liderët pjesëmarrës.

Presidentja jonë Vjosa Osmani ishte dhjetëra metra larg kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky i fundit, dukej ndërkohë fare afër presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Albumi i Vjosa Osmanit:

Albumi i Edi Ramës:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img