13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Rasti 5 milionësh i pasaportave: Për këto arsye u dënua MPB

Gazmend Nushi, avokat i Ministrisë së Punëve të Brendshme në arbitrazh ka qenë i ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit. Nushi ka shpjeguar pse MPB kanë humbur 5 milionë euro në rastin me shtypshkronjën austriake, derisa sa ka thënë se ka gjasa që ky vendim të zhvleftësohet.
“Ky ishte një proces i cili ka zgjatë 3 vite e gjysmë ka qenë një betejë mjaftë e vështirë ligjore”.
“Ne dje e pranuam versionin elektronik të vendimit nga ana e tribunalit të arbitrazhit sipas të cilës është vendosur që Kosova është e obliguar t’i paguaj kompanisë austriake ose ish-kontraktuesit një shumë prej rreth 5 milionë eurove”.
“Kjo ka ndodhë në emër të shkëputjes së parakohshme të kontratës sipas tribunalit të arbitrazhit paska ndodh në mënyrë kundër ligjore dhe në emër te disa faturave që ky tribunal i quan të papaguara, të cilat në fakt kanë qenë të paguara, por jo drejtpërdrejt kompanisë austriake  por të autorizuarës së kësaj kompanie”.
“Pse ka ardhur deri te kjo është çështje që nuk mund të elaburohet shkurtimisht ka qenë një çështje, natyrisht se ka pas lëshime gabime gjatë implementimit të kontratës, por të jem i sinqertë jo vetëm nga ana e njërës palë”.
“Kjo është një procedurë e arbitrazhit, kjo procedurë dallon thellësisht prej procedurave tradicionale gjyqësore më të cilat jemi mësuar”.
“Në procedurën e arbitrazhi ky vendim është definitiv”.
“Për momentin Kosova i ka të humbura 5 milionë euro, sepse ky vendim nuk është i apelueshëm”.
“Kompania austriake kanë vlerësuar se kjo çështje duhet të shkojë në arbitrazh, ndoshta pse nuk kanë besuar në drejtësinë në Kosovë”.
“Vendimi për arbitrazhin mund të shfuqizohet, pasi vendimin e tij duhet ta njohin dhe gjykatat në Kosovë”.
“Fajtorin e ka shpallë EULEX-i, sipas tyre fajtore është Natali Veliaj”.
“Kontratën e ka shkëputur sekretari i atëhershëm, por nuk jam i sigurt”.
“Por përgjegjësia nuk është individuale ajo është e MPB”.
“Për momentin mund të thuhet se është një fitore a austriakëve, por gjykatat vendore e japin vendimin përfundimtarë”.
“Ne mendojmë se ka mundësi të anulohet vendimi, edhe pse ndoshta ato janë të vogla”.
“Unë jam optimist se besoj se gjykatat vendore do ta marrin me seriozitet të cilat do ti shprehim në padinë për zhvleftësimin e këtij vendimi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img