6.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Rasti tragjik në Prishtinë – prokuroria jep detaje

Nga rasti tragjik ku një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit si dhe dy persona u therën me mjetë të mprehtë (thikë), Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se lidhur me rastin prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se një person ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ulaj.

Po ashtu, sipas saj Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML, për obduksion.

“Derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ndër të tjera Ulaj.

Ndryshe, një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur sot në mesditë rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img