7.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

“Ratifikimi i demarkacionit u shty për Bidenin”

Analisti Driton Selmanaj nga “Demokracia Plus”, thotë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi u shty për shkak të vizitës së nënkryetarit amerikan, Joe Biden
“Dihet mirëfilli që ShBA-të i kanë dhënë përkrahje ratifikimit të marrëveshjes. Pra, nuk mund të përjashtohet mundësia që partitë në pushtet ta kenë lënë për 1 shtator për këtë arsye,” tha Selmanaj për kallxo.com.
Vizita e Bidenit në Kosovë është paralajmëruar të ndodhë më 16 e 17 gusht, ndërsa gjatë saj numri dy i Amerikës do të takohet me presidentin e kryeministrin dhe do të marrë pjesë në emërimin e autostradës Prishtinë-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.

Sipas Selmanajt kjo hapësirë kohore pritet të shfrytëzohet nga LDK-ja dhe PDK-ja për të siguruar votat e deputetëve, pasi që kanë dyshime nëse i kanë ato të duhurat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img