6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Rayo Vallecano – befasia më e këndshme deri më tani në këtë sezon

“Estadio de Vallecas” është një fortesë e pamposhtur këtë sezon për rivalët që përballen me Rayo Vallecanon që me 22 pikë në tetë ndeshje si vendas, është në nivel me Paris Saint-Germain dhe Feyenoordin – të vetmet skuadra në kampionatet prestigjioze të Evropës me numra të ngjashëm.

Vallecano, në rikthimin në elitën e futbollit spanjoll, po zhvillon një sezon fantastik. Objektivi i klubit është mbijetesa, që zakonisht arrihet me 40 pikë, dhe tanimë pas 16 ndeshjeve të luajtura ka siguruar 27.

Ndërkohë euforia ka shpërthyer mes tifozëve të skuadrës edhe pse në dhomat e zhveshjes lojtarët qëndrojnë me këmbë në tokë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

PSG ka mbledhur 22 pikë në tetë ndeshje në shtëpi, me gjashtë fitore dhe një barazim, me 19 gola të shënuar dhe gjashtë të pësuar.

Feyenoordi ka 22 pikë duke koleksionuar shtatë fitore dhe një barazim, fryt i 24 golave të shënuar dhe shtatë të pësuar.

Standings provided by SofaScore LiveScore
Me të njëjtin numër ndeshjesh, në Angli skuadra më e mirë është Tottenhami, me 18 pikë në shtëpi, në Itali, Milani dhe Napoli me 19 pikë, në Gjermani, Borusia e Dortmundit me 21 pikë.

Në Portugali, me shtatë ndeshje të luajtura në shtëpi, kryesimi është i Sportingut të Lisbonës me 19 pikë.

Nga të gjitha këto skuadra, Feyenoordi është skuadra që ka shënuar më shumë (24), ndërsa më solidja në mbrojtje është pikërisht Rayo Vallecano, që ka pësuar vetëm tre gola dhe ka shënuar 17.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img