6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Reagon drejtori i shkollës “Elena Gjika”: Portreti i Skënderbeut nuk u largua nga muret e klasave

Sot në media u raportua se në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë një firmë nga Turqia që kishte marr përsipër lyerjen e shkollës, ka hequr portretet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe në çdo klasë ka vendosur nga një orë muri me flamurin e Turqisë.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtori i shkollës, Osman Vitija i cili përmes një reagimi dërguar medieve ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Portreti i Skënderbeut është po aty ku ka qenë, nëpër të gjitha klasat. Heqja e portretit të Heroit Kombëtar do të ishte e papranueshme për shkollën tonë, nga kush do qoftë”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Shkolla Fillore “Elena Gjika” ne Prishtine, reagon ndaj disa shkrimeve ne portale dhe media sociale, se gjoja portreti i Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, eshte hequr nga muret e klasave.
Nje gje e tille nuk eshte e vertete! Portreti i Skenderbeut eshte po aty ku ka qene, neper te gjitha klaset.
Heqja e portretit te Heroit Kombetar do te ishte e papranueshme per shkollen tone, nga kush do qofte!
Ne shkolle kane nisur dhe ende jane duke vazhduar punimet renovuese nga Komuna e Prishtines dhe organizata turke TIKA. Kjo organizate, si shenje te punimeve te saj, ka vendosur disa ore muri vetem ne kater klaset ku mesohet ne gjuhen turke.
Ky veprim ende nuk ka kaluar neper shqyrtimin e Bordit te Shkolles, pasi punimet ende nuk kane mbaruar.
Media te nderuara, Ju lutemi ta botoni kete sqarim, pasi raportimet e pa verifikuara e demtojne imazhin e njeres prej shkollave me te mira ne kryeqytet, e cila poashtu me krenari mban jo vetem portretin e Skenderbeut, por edhe emrin e intelektuales se shquar Elena Gjika, si dhe historine dhe trashegimine qe perfaqeson objekti i shkolles si monument kulture e ruajme me kujdes te veçante.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img