21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Mustafa: Kosova u çlirua nga bosët e reketit, prandaj ka zhvillim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duket se është nxehur fort me kritikat dhe akuzat për “mashtrime” me shifrat për rritjen e ekonomisë dhe uljen e papunësisë

Një nga reagimet e fundit erdhi nga kryetari i AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi i cili tha se kur “Mustafa flet për uljen e papunësisë, e merr rolin e shefit të makinerisë së rrenave”.
Por një reagim i fort ka ardhur nga kryeministri i cili ka deklaruar se “Kokëboshëve e banditëve mund t’u pengojë progresi i Kosovës”, transmeton lajmi.net
Mustafa thotë se rritjen e ekonomisë po e konstatojnë institucionet relevante e jo ai.
“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri!”, ka shkruar ai.
“Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit”, ka shtuar Mustafa.
Kryeministri ka thënë tutje se “Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img