9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Reduktime të rrymës, del nga sistemi blloku A4 i termocentralit Kosova A

KEDS ka bërë të ditur se është njoftuar në orën 18:45 të ditës së sotme se njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka rënë nga sistemi dhe përfundimisht nuk mund të kthehet sot në sistem.

Kjo bën që automatikisht të jenë 130 MWh më pak në sistem, ka njoftuar KEDS nëpërmjet një komunikate.

“Kjo ndodhi në kohën kur konsumi është më i larti si pasojë e motit të ftohët me të cilin po ballafaqohemi”, ka sqaruar KEDS.

“KEDS është duke impoertuar 350 MW për ta mbuluar konsumin. Por, nevojtet sasi shtesë për ta mbuluar kërkesën pas pakësimit të papritur të prodhimit. KEDS/KESCO ka filluar menjëherë përpjekjet për të gjetur import shtesë, por duke e marrë në konsideratë se edhe rajoni po ballafaqohet me kërkesë të rritur, atëherë po shkaktohen vështirësi në furnizimi”, thuhet në njoftim.

KEDS ka premtuar se do të bëjë çdo gjë që është e mundur që të minimizojë efektin tek konsumatorët shtëpiak, të shkaktuara nga ky zhvillim i papritur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img