14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Regjisori Luan Kryeziu drejt finalizimit të filmit amerikan

Një drogë artificiale shkakton kanibalizmin. Për t’iu kundërvënë këtij fenomeni, hetues dhe policë të Çikagos detyrohen të bashkëpunojnë me grupe të ndryshme gangsterësh, shkruan Koha Ditore.

Mbi këtë rrëfim ndërtohet drama e filmit amerikan “Squatters” (‘Hajdutët), kasta e së cilit është udhëhequr nga regjisori kosovar Luan Kryeziu. Regjisori i njohur për filmin “Heroi” – që trajton rrëfimin e një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas përfundimit të luftës – ka përfunduar një pjesë të madhe të xhirimeve.
Për ta finalizuar “Squatters”, Kryeziu në fillim të vitit të ardhshëm do të udhëtojë përsëri drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Filmi është bazuar në skenar të Luis Centenos dhe ka në role kryesore Dominic Capone, Charles Tiedje, Jim Nieciecki, Harold Denis, Dominic Anaya dhe aktorin me prejardhje nga Kosova, Edi Mehana.
“Sapo kemi përfunduar pjesën dërrmuese të xhirimeve të filmit artistik të metrazhit të gjatë ‘Squatters’. Filmi është projekt amerikan, me produksion, skenar dhe autorësi amerikane. Pjesa e fundit e xhirimeve pritet të përfundohet në fillim të vitit të ardhshëm për të vazhduar më tej me montazhin dhe postproduksionin”, ka thënë Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img