8.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Rektori i UP-së për rastin e profesorit Bekim Bejta: Rasti është trajtuar me urgjencë

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, është deklaruar sot gjatë ditës në lidhje me rastin e profesorit të UP-së, Bekim Bejta.

Sipas Qerimit, rastin i profesorit në fjalë e kanë shqyrtuar me urgjencë dhe se atë e kanë suspenduar për gjashtë muaj.

Ai tha se denoncimet do të shqyrtohen nga Këshilli i Etikës dhe se do ta presin vendimin përfundimtar të Këshillit të Etikës nëse do ta shkarkojë atë.

“Sërish, denoncimet që janë të hapura do të shqyrtohen nga Këshilli i Etikës, sepse është kompetenca e atij Këshilli, prandaj, ne do të presim vendimin përfundimtar të Këshillit të Etikës”, tha Qerimi.

Rektroi Qerimi tha se ajo çfarë ka ndodhur ndër vite në lidhje me profesorin, Bekim Bejta, është problem real, porse ka pasur vendime të ndërkohëshme. Ndërkaq, në lidhje me dyshimet që kanë ngritur disa studentë ndaj të njëjtit profesor për ngacmime seksuale, ai nënvizoi se nuk ka ndonjë informacion të tillë, por shtoi se do ta orientojë te zyrtarja përgjegjëse në rektorat.

Në lidhje me këtë rast sot gjatë ditës janë mbajtur dy marshe që kanë kërkuar përjashtimin e profesorit në fjalë.

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.Sipas njoftimit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë, Bejta është suspenduar lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.Madje, siç thotë njoftimi, ai pritet të përjashtohet përfundimisht shumë shpejt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img