9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Rënie nga 22.6 për qind në 9.7, Hoti: Ja çfarë ka ndodhur gjatë kësaj qeverisje të majtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për rënie drastike të investimeve publike. Hoti ka publikuar një tabelë ku shihet se investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6 % sa kanë qenë në vitin 2019 në vetëm 9.7 % në vitin 2022.

Hoti thotë se kjo politikë e një qeverie të majtë çon në stagnim dhe prapambetje ekonomike. Sipas ish-ministrit të financave Kosova do të mbetet pas shteteve të rajonit me sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.

Reagimi i plotë: 

RËNIE DRASTIKE E INVESTIMEVE PUBLIKE NË FORMIMIN E KAPITALIT BRUTO GJATË QEVERISJES SË MAJTË

Ekonomia nuk zhvillohet kur investimet nga buxheti i shtetit për formimin e kapitalit bruto përgjysmohen si përqindje e shpenzimeve totale?!

Ja çfarë ka ndodhur gjatë qeverisjes së majtë – shihni figurën. Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022.

Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.

Kosova ka nevojë për investime masive kapitale për të rritur kapitalin shoqëror, i cili përfshinë rrugën, hekurudhat, infrastrukturën arsimore e shkencore, infrastrukturë shëndetësore, sistemet e shërbimeve publike të energjisë, ujit, ngrohjes etj. 

Për shumë vite me radhë, investimet kapitale publike e kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ulur kostot e bizneseve. Në të njëjtën kohë, investimet kapitale kanë krijuar efekte multiplikuese në ekonomi që kanë krijuar cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik.

*Viti 2020 ka qenë vit i pandemisë dhe arsyetohen shpenzimet e ulëta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img