18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Reshje shiu edhe gjatë kësaj jave – temperaturat shënojnë rritje të lehtë

Reshje shiu edhe gjatë kësaj jave – temperaturat shënojnë rritje të lehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe reshje shiu.

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat kohë pas kohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.

E martë- Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

E mërkurë-Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës, për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Vikendi parashihet i vranët dhe me reshje shiu. Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img