5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Rezultati i PDK’së në Drenas nuk e ka zmbrapsur Bujën të kërkojë zgjedhje të reja

Dështimi i PDK’së për të fituar Drenasin pa balotazh nuk ka ndikuar te kërkesa e Shukri Bujës për zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit. Ai ka thënë se më së shumti po dëmtohen qytetarët me këtë Qeveri. Ka thënë se për zgjedhje të reja janë edhe zyrtarë tjerë të PDK’së por që nuk dalin publikisht.

Përgjysmimi i votave në zgjedhjet për Kryetar të Drenasit për PDK’në nuk ka ndikuar që disa zyrtarë të kësaj partie të vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja në nivel qendror.
Deputeti i PDK’së,Shukri Buja, po konsideron se zgjedhjet në Drenas nuk janë matës i fuqisë së PDK’së në nivel të Kosovës.  Thotë se në situatë PDK është partia e parë.
“Rezultati i Drenasit duhet ta kemi parasysh është rezultat i kandidatit për kryetar, jo i partisë. Në Drenas votat për kandidat të partisë i kemi pas gjithmonë më të ulëta se votat e partisë. Dhe këtu s’ka pasur ndonjë ndryshim përveç uljes në votat për kandidat. Pavarësisht rezultateve në Drenas ne jemi duke dështuar si koalicion”, ka thënë Buja për Express.
Zyrtarët e LDK’së kanë kundërshtuar idenë e PDK’së për zgjedhje të reja. Ndërsa, deputeti Arben Gashi ka thënë se pas Drenasit PDK dhe as Kadri Veseli s’kanë guxim ta çojnë vendin në zgjedhje.
Por, Shukri Buja thotë se ka edhe zyrtarë të tjerë të partisë që janë pro zgjedhjeve të reja marrë parasysh dështimet e Qeverisë.
“Në PDK me të gjithë ata që bisedojmë për zgjedhje të jashtëzakonshme janë për tu mbajtur edhe pse nuk dalin publikisht lidhur me këtë çështje sepse arsye ka të mjaftueshme për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar deputeti i PDK’së, Shukri Buja.
Ndërkohë që sipas tij puna e zgjedhjeve nacionale tashmë është punë e kryer, tashmë ai thotë se ka mbetur vetëm koha më e përshtatshme për mbajtjen e tyre.
“Realisht tash ka mbetur opsioni se kur është më e përshtatshme koha, mendohet dikund ka maji apo qershori apo të shkohet si të veçanta”, ka thënë Buja
Ideja për zgjedhje të reja ishte përmendur para disa kohësh nga Kadri Veseli dhe ishte kundërshtuar nga Isa Mustafa.
Veseli kishte thënë se me një marrëveshje politike mes pozitës e opozitës mund të shkohet në zgjedhje të reja..

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img