15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet për t’u bërë virale videoja që shfaq Messin duke i bërë lojtarët e Barcës të duken si amatorë

Gary Lineker është habitur nga aftësitë e jashtëzakonshme të Lionel Messit duke publikuar një video, në të cilën superylli shfaqet duke i turpëruar ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona.

Një tifoz i katalunasve e kishte postuar një xhirim nga e kaluara e argjentinasit, ku ai shfaqet duke i kaluar disa herë ish-bashkëlojtarët.

“Messi duket sikur të ishte në oborrin e shkollës. Shumë lehtë”, është përshkrimi që ka zgjedhur tifozi.

Videon e ka shpërndarë vet 34-vjeçari, si edhe analisti sportiv, Gary Lineker, ndërsa ky i fundit e ka shoqëruar me një simbol që tregon se është ‘tronditur’ nga aftësitë e Leos.

Messi ishte pjesë e Barcelonës për dy dekada, ndërsa në verën e kaluar i tha lamtumirë duke u transferuar te Paris Saint-Germaini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img