7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ringjallja e dashurisë

Shkruan: Ilir Muharremi

Qiejt e kaltër të pastër si thellësi e pafund deti. Refleksion mbi mendjen time, peizazh ngjyror, e shumë vizatim i çuditshëm. Ky qiell i pastër duket i gjërë si deti. Ca rreze të bardha të diellit përpiqen ta zhdukin këtë kompozim, këtë organo, këtë stuhi melodish që veç natyra di ta kompozojë. Vërej ca akorde të reve të vogla që po kryqëzohen njëra me tjetrën, por mbi të gjitha janë re të holla të lehta sikur avuj të ndonjë gjelle. Gjithçka lëviz nga dritarja ime e vogël. Madhështia mi picërron sytë. Dalloj xhaketën tënde  ngjyrë rrozë të pikturuar mbi bardhësinë e këtyre avujve, flokët e zi katrant e shumë të drejta. Vet qielli tashmë bëhet i ngarkuar nga ky peizazh njerëzor me shpitrtëra engjujsh që kurrë e kurrë nuk u ndalen së kujtuari mbi brigjet e mendjes time. Ajo, ajo , ajo , është kupolë që ndriçon membranen e truit tim aty te kujtesa. Aty rrinë zgjuar shumë kujtime urash, rrugicash, kënde, mure, hapësira të hapura. Dehje shpirtrërore, katarsis, ekstazë e dashurisë, që shpërfaq figura e figura tona sikur t’i kishte pikturuar Picasso, ose t’i kishte shkruar Bukowski.

Dashuria u shndërruar në ëndërr kujtimesh të së djeshmes. Seksi imazh i vetëknaqësisë pa ty. Ende nuk janë zhdukur himnet tona të kënaqësisë e tash shpartallina. Unë besoj në të kaluaren tonë, jo në të ardhmen e vetmisë e dashur. Sinjalet i shohë në qiell duke pikturuar portretin tënd aspak të ngarkuar. Je ti, me lëkurë të zbehur, të verdhë nga kontrasti i flokëve të zeza. Kjo fytyrë më gjunjëzoi, shikimi i kristaltë fluturake dikur tash mantel i errët i një vetmie përsëritëse.

Ku je, ku je? Të shohë matant këtyre copa avujsh, që qan dhe vetëm qan. Lotët më duken sikur ca pika shiu mbi fytyrën time,e këta lotë askënd nuk e djegin. Dhembjen vetëm unë e jetoj, të tjerët i hapin ombrellat se mos bëhen qull nga trishtimi yt e dashur. Askush nuk të do më shumë se unë. Gjithëmon i ke dhënë prioritet vërtetësisë. Vërtetësia është në rënkimin dhe luftën time për ty. E kuptoj që besimeve i erdhi fundi, askujt nuk i beson, mos i beso xhokerëve, shakaxhinjëve, idiotëve, beso në ndjesinë tënde. Vepro arsyet e ndjenjave sepse ato nuk ta duan të keqen.

Ikja jote qe mister për mua, pa folur, pa arsyetuar u zhduke në pluhurin e harresës poetike, poezi dhe pak faj je për jetën time. Të shohë, të vërejë të skalitur në këta avuj, qëndro pra me heshtjen tënde si gjithmonë, nën bëlbëzimin e fjalëve të tua disi nëpër dhëmbë, frymëmarjen e çrregulluar brenda gjoksit.

Vazhdon të mbytesh në heshtje, të vërej duke qarë me lot të shterur, mblidhesh disi si kruspull me flamurin e bardh në shenjë dorëzimi. Çlirohu nga kjo heshtje, ngrite zërin e dashur, bëji ballë fortunave, mos i mbaj sytë të gozhduar mbi hënën neutrale e cila shpesh edhe zhduket mes këtyre reve. Je femër antike si Antigona dhe Medea, e fortë që i thyje ligjet hyjnore. E kuptove shkëlqimin e dashurisë sime, por sakrifica e Antigonës dhe Medesë nuk triumfoi për ta kuruar këtë dhimbje të fikur shkëlqimi.

Zgjohu e dashur, zbritë nga këta avuj reshë, eja në khrahët e kësaj ëndrre ta dashurisë ta ringjallim si dikur. Dita e parë e dashurisë ka shumë rëndësi dhe kuptim, gjithçka ndodh në këtë ditë, fillimi, parajsa, fluturimi, lotët, vuajtja dhe zhgënjimi. Rëndësia është në ditën e parë të tjerat janë përshtatje. Zbriti buzët natyrale në tokë, ta them që më ngasin çdo ditë me ato puthje kujtimi e kurrë zhgënjimi. “Përjetësisht e jotja jam”, ishin këto fjalë të plota që i the përmes puthjeve. M’u duk sikur dashuri qiellore me një zemër të plotë, e kush do ta besonte se tash po i bashkoj copat e zemrës time dhe tënde. As sot nuk e di pse e humbe besimin në dashurinë tonë. Ndjeve mungesë përqendrimi dhe mbështje nga unë te ti. Nuk doje të bëheshe përgjegjësi për mua. Dashuria e pastër ka vuajtje, zemëthyerje, nënçmime. Zbritë nga ky qiell eja, eja te unë, të puth sikur pranevrën e parë kur fitove puthjen time dhe shtregimin tim. Edhe sot e dua shumë pranverën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img