13.8 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

spot_img

Rita Ora vë në pah fizikun e tonifikuar në bikini, teksa shfaqet me maskë ari nga një vend tropikal

Ajo shpesh shfaq figurën e saj të tonifikuar në rrjetet sociale.

Dhe Rita Ora ka mahnitur edhe një herë në bikini me një prerje anash shumë tërheqëse për një set fotografish që ka shpërndarë të enjten në Instagram.

Këngëtarja, 30 vjeçare, shfaqi fizikun e bujshëm dhe vuri një maskë ari për fytyrën nga Lancome.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Kjo maskë nga Lancome është e mahnitshme”, shkroi biondja në njërin nga postimet që ka hedhur në InstaStory.

Dhe në një imazh tjetër ajo tha: “Gjithashtu unë i dua bikinit e Frankies”.

Biondja kishte kapur flokët dhe dukej në një frizurë të çrregullt, por dukjen e kompletoi me një sërë aksesorësh ari përreth qafës.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Format trupore kanë bërë që të komentohen në masë të madhe marrë parasysh që kujdeset mjaft shumë për to.

Ylli nga Kosova tanimë është në përgatitje të koncertit të saj virtual që pritet ta mbajë më datë 30 të këtij muaji në Kullën Eiffel.

Në paralajmërimin e bërë ditën e djeshme, Rita u bëri thirrje fansave që t’i blejnë sa më shpejt biletat pasi kanë ngelur vetëm tetë ditë deri nga performanca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img