4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Rivaldo: Ky lojtar është ideal për Barcelonën (Foto)

Rivaldo beson se Coutinho do të përshtatej në Barcelonë

Ish ylli i Barcelonës, Rivaldo, mendon se Philippe Coutinho duhet të transferohet te kampionët e Spanjës. Coutinho ka shkëlqyer në Premierligë që kur u transferua nga Interi në vitin 2-13, për 8.5 milionë funta, transmeton Gazeta Express.

24 vjeçari ka kohë që lidhet me një largim të mundshëm nga “Anfield”, pavarësisht se trajneri Jurgen Klopp insiston se ai nuk është në shitje.

Por, Rivaldo, dy herë fitues i La Ligas me Barcelonën, beson se transferimi i Coutinhos do të ishte lëvizje e zgjuar nga Barcelona.

“Për mendimin tim, ai është lojtarë i shkëlqyer që e njeh shumë mirë Neymarin”, tha fillimisht Rivaldo për Sky Sports.

“Ai është një lojtar që do t’i ndihmonte shumë Barcelonës. Nëse ndodh ky transferim, do të ishte një lëvizje e zgjuar për Barcelonën”, shtoi Rivaldo.

“Klubet e mëdha kanë nevojë për më të mirët dhe Coutinho është më i miri”, theksoi mes tjerash ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img