21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Rivista e Folklorit Shqiptar u mirëprit nga qytetarët e Mitrovicës

Qindra qytetarë të Mitrovicës janë kënaqur duke shikuar pjesëmarrësit e Rivistës së Folklorit Shqiptar, në të cilën me programet e tyre u prezantuan grupe folklorike nga Kaçaniku, Podujeva dhe Obiliqi.
Për gati dy orë, valltarët dhe valltaret e shoqërive nga komunat e lartpërmendura kanë kënaqur qindra qytetarë që ishin tubuar për të  përcjell paraqitjet e tyre.
Rivistën e përcollën edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi, drejtorët e drejtorive komunale, Tafil Peci e Pajazit Hajzeri, mysafirë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Hysen Ibrahimi dhe veprimtarë e mërgimtarë të tjerë nga shtete të ndryshme ku ata jetojnë e veprojnë.
Kryetari Bahtiri e vlerësoi lartë organizimin e kësaj riviste dhe performancën e grupeve pjesëmarrëse. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij në fund ndanë mirënjohje për grupet pjesëmarrëse dhe për veteranët e individët e dalluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img