9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Rohde s’flet nese do t’a ndërpresin bashkëpunimin me VisaMetric: S’kam koment, flisni me ta

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka refuzuar ta komentojë çështjen e “Visametricut”, operatori që detyronte aplikuesit për vizë të Gjermanisë që të paguanin shërbim postar për kthim të pasaportës, në vlerë prej 30 eurosh.

Ditë më parë, Gjykata Komerciale ka vendosur që kësaj kompanie t’i ndalohet ky veprim. E në fund të prillit, qytetarët që ishin ankuar për këtë u vendos që të rimbursoheshin, sipas një njoftimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Pas një takimi me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të martën, Rohde i pyetur nga gazetarët për këtë çështje nëse do t’i hiqet licenca “Visametricut”, Rohde ka refuzuar të komentojë.

“S’kam koment. Flisni me ‘Visametricun’”, ka thënë shkurt ai.

Sipas Flamur Abdullahut, avokati që pati bërë padinë kolektive ndaj “Visametricut”, vlera e përfituar nga kjo kompani ka qenë milionëshe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img