12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Ronaldo i lënduar nga vërshëllimat e tifozëve

Numri një i Real Madridit, Keylor Navas, ka folur për formën e dobët nëpër të cilën po kalon bashklojtari i tij, Cristiano Ronaldo.

Navas tha se Ronaldo gjithmonë tenton ta japë më të mirën në fushë, mirëpo ai po sulmohet shumë nga tifozët të cilët po e vërshëllejnë gjatë gjithë kohës.

“Ronaldo është i lënduar nga vërshëllimat e tifozëve të cilat po i merr pothuajse në çdo ndeshje. Ai është ylli ynë kryesor dhe nuk duhet të trajtohet kështu”, tha Navas.

“Ai është njëri prej futbollistëve që më së shumti jep për Real Madridin, prandaj mënyra se si po trajtohet është e padrejtë. Fansat duhet të jenë me ne në çdo situatë, si në fitore ashtu edhe në humbje”, përfundoi gardiani i Real Madridit./AktivPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img