14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Rrahje masive/Tentim Vrasje në Prizren, plagoset një person – 9 të tjerë ndalohen

Në orët e para të ditës së sotme, konkretisht rreth orës 01:16, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në Prizren, të përfshirë kanë qenë 15 persona.

Në rrahje janë përdorë mjete të mprehta, boksa metali dhe armë zjarri. Nga kjo e fundit lëndime trupore ka pësuar një person.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa 9 persona janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit, për 48 orë.

Këto informata i ka dhënë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 07.05.2023 rreth orës 01:16, në rrugën Ekrem Rexha ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, 15 persona janë përfshirë në rrahje. Në rrahje janë përdorur mjetet e mprehta boksa metali dhe arma e zjarrit. Disa persona kanë marr lëndime, njëri nga ata ka marr lëndime nga arma e zjarrit. Një armë zjarri dhe mjetet tjera të përdorura në rast janë sekuestruar. Rasti është cilësuar si Vrasje në tentativë. 9 të dyshuar janë ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, tha Bytyqi .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img