10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfehet Stresi: Si u arratisa zbathur nga policia, 45 minuta në mes të lumit! Ja kush e ndihmoi për planin

Arkimed Lushaj, këngëtari i muzikës rep i njohur për të gjithë publikun me emrin skenik “Stresi” ka rrëfyer për “Zonë e Lirë” se si mundi t’i arratisej policisë një vit më parë, kur u shoqërua në komisariatin numër 3 për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Ngjarja e cila daton në shkurt të 2015-ës është risjellë nga Stresi i cili ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e tij duke ju fshehur policisë.
“Policët më thanë hiq rripin, lidhëset e këpucëve. I thash, po mirë të pimë një cigare të paktën. Kur ka hapur derën e korridorit polici u kthye në zyrë se e thirri një koleg. Ishte moment 2-3 sekonda. Unë ika, u hodha nga kati i dytë, nga dritarja e hapur që ndodhej në korridor. Isha pa këpucë, isha zbathur. Ishte 3-4 metra lartësi, rashë sipër makinës së policisë. Kam vrapuar drejt portës të komisariati, polici i dezhurni më ka parë, ishte si duket i moshuar. Binte shi. U largova menjëherë, kam dalë tek Cirku mbrapa tek tuneli dhe kam hipur në taksinë e parë që më doli. Më ka çuar tek gjyshja tek fresku. S’i kam treguar gjë, kam fjet gjumë. Të nesërmen jam çuar në 6 të mbasdites, kur kam parë lajmet që kanë dalë për mua. Kam marrë rrugën për në bllok, kam qenë tek Vesa Center, një shtëpi private, kam ndenjur deri të nesërmen në mëngjes. Doja të ikja në Mal të Zi”, tregon Stresi
.Më tej këngëtari tregon se si ka thurur planin e arratisjes nga Shqipëria për të cilin thotë se është mbështetur nga të dy prindërit e tij.
“Ishte skema ime, kishim bërë çdo gjë gati. Kalova me çizme peshkatari të gjata në lumë. Ishin kundra ujit po gjithsesi uji hyri, kemi ecur rreth 45 minuta në ujë të ftohtë. Isha me dikë që më kapte me litar, isha vetëm me zotërinë që më ndihmoi dhe më priste familja në anën tjetër. Ika në Kroaci, nga andej në Slloveni, kam qenë i shoqëruar nga dy prindërit e mi që s’më kanë lënë vetëm, kanë rrezikuar për fëmijën e vet”, rrëfeu këngëtari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img