18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi për vrasjen në Mitrovicë: Konflikti banal që la të vdekur 21-vjeçarin (Foto)

17-vjeçari, Valdrin Beqiri, nga Bajgora e Mitrovicës, dyshohet se qëlloi me armë automatike studentin 21 vjeç, Valon Sadikun. Krimi ndodhi në rrugën “UÇK” të këtij qyteti, pranë gjimnazit “Frang Bardhi”, ku i dyshuari vijonte mësimet. Policia ka arrestuar 17-vjeçarin, që ishte i njohur në dosjet e tyre, për konflikte të dhunshme, edhe në të kaluarën, përkundër se ishte i mitur. Më vonë, Policia ka arrestuar edhe një tjetër person, të të njëjtës moshë, që lidhet me krimin. Familjarët e Valonit, ende s’i dinë shkaqet se pse iu vra djali i tyre që studionte informatikë. E ato duket të jenë më banale se që mund të mendohet.

Një konflikt ndërmjet një nxënësi të mitur me një student të rritur, që nisi para hyrjes së gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, të mërkurën paradite, përfundoi me të shtëna të kallashnikovit që i shkrepi 17-vjeçari Valdrin Beqiri në trupin e 21-vjeçarit Valon Sadiku, që të dy mitrovicas.
I mituri Beqiri vijonte mësimet e klasës së 12-të, në gjimnazin që ndodhet pak metra nga vendi ku dyshohet se e la të vdekur studentin e Informatikës, Valon Sadiku. Në rrugën ku ndodhi vrasja, ndodhen tri shkolla fillore e të mesme, nxënës të të cilave u tmerruan nga pamjet që panë, dhe një kazermë e FSK-së, e rrethuar me kamera të sigurisë.
Viktimës, burime të Gazetes Express nga hetuesia thanë se pranë iu gjet një shufër hekuri, që mendohet se i ndjeri kishte në duar, në momentin kur u la pa shenja jete nga plumbat e automatikut.
Policia e Kosovës, menjëherë pas rastit, ka konfirmuar vrasjen, e më pas arrestimin e një të dyshuari, në lidhje me këtë rast, por ende nuk kanë dalë me të dhëna zyrtare për të sqaruar motivet e këtij krimi që tronditi Mitrovicën. Më vonë, autoritetet mitrovicase kanë njoftuar se kanë kapur edhe një tjetër 17-vjeçar, për ndërlidhje me të njëjtin rast.
E motivet për vrasjen e të birit, thotë se nuk i di as babai i Valon Sadikut, Abedini. I tronditur nga lajmi që kishte marrë vetëm pak orë më parë, për vrasjen e djalit, Abedin Sadiku tregoi se e di kush ia qëlloi të birin, por nuk e di se pse ndodhi kjo.
“Unë nuk e di qysh mundet me shku nxënësi me kallash në shkollë”, i tha Gazetës Express, të mërkurën në mesditë Abedin Sadiku, duke rrëfyer se i dyshuari për vrasje është i mituri Valdrin Beqiri.

Shtëpia e familjes Sadiku në lagjen ‘Bajer’ të Mitrovicës

Tutje, ai rrëfen se motivet nuk i di saktësisht, por i kanë thënë se kanë të bëjnë me një konflikt që paraprakisht kishte nisur në mes dy grupeve.
Gazeta Express mëson se ky konflikt kishte nisur para dy ditësh për motive krejtësisht banale, të tipit “pse më këqyre”.
Abedini thotë se dorasi ishte i shoqëruar nga një person tjetër, i afërm i tij, në momentin kur kreu vrasjen. Këtë më vonë e kanë konfirmuar edhe Polcia e Kosovës, e cila njoftoi se në lidhje me rastin në fjalë ka arrestuar edhe një të dyshuar të dytë H.V. (17 vjeç).
“Nga veprimet e deritanishme me autorizim të prokurorit janë arrestuar dy persona në cilësi të të dyshuarve, V. B. 17 vjeç dhe H. V. 17 vjeç, si dhe është konfiskuar një armë e gjatë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerje të veprës penale”, thuhet në kumtesën për media të lëshuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë.
Nga ana tjetër, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës nuk kanë pranuar të flasin për vrasjen. Prokurori që është duke u marrë në këtë fazë me rastin, Njazi Rexha ka refuzuar ta takojë ekipin e Gazetës Express, i arsyetuar se është i zënë.
Ndryshe, Gazeta Express ka siguruar informacione brenda autoriteteve në Mitrovicë se i dyshuari për këtë vrasje, i mituri Valdrin Beqiri, është emër i njohur në organet e drejtësisë së këtij qyteti, për shkak të disa konflikteve tjera të tij me elemente të dhunës.

I dyshuari për vrasje, Valdrin Beqiri (17 vjeçar)

Për më tepër, një rast të 17-vjeçarit e kishte trajtuar edhe EULEX-i. Burimet e Gazetës Express konfirmojnë se Valdrin Beqiri ishte dënuar nga një gjykatë në Mitrovicë, si pjesë e një grupi të të miturve që kishin shkaktuar dhunë fizike ndaj disa fëmijëve tjerë të komuniteteve pakicë në Mitrovicë.
Prindërit e Beqirit janë njerëz të afërt me politikën. Të dy, janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Babai Esat Beqiri është me funksion të lartë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nëna, Valbonë Fazliu Beqiri, është asambliste e PDK-së në Mitrovicë.
Nga ana tjetër, viktima Valon Sadiku la pas vetes një histori prekëse. Ai ishte fëmijë i falur tek xhaxhai i tij, nga babai biologjik Abedini. Porse, kur ishte në moshën 6-vjeçare babai i tij juridik (axha biologjik) po ashtu i ishte vrarë, para derës së shtëpisë. /M.Gj./GazetaExpress/.

Viktima, Valon Sadiku (21 vjeç)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img