4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 500 OJQ të huaja veprojnë në Kosovë

Aktiviteti i organizatave joqeveritare në Kosovë është i vlefshëm, por jo gjithmonë këto organizata kanë kontribuar për të bërë ndryshime në shoqërinë civile. Nëse shihet numri i tyre që veprojnë atëherë mund të thuhet se Kosova është vendi më demokratikë në Evropë.

OJQ-të që veprojnë janë kosovare dhe OJQ-te ndërkombëtare.
Lista e tyre është ripublikuar para pakë javëve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OJQ të regjistruara vendore janë 8463, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, lista ndërkombëtare e OJQ-ve te regjistruara është 460. Shumica prej tyre aktivitetin e kanë të shtrirë në Prishtinë dhe janë nga vende të ndryshme të botës.
Megjithatë para pakë jave është rifreskuar edhe lista Organizatave Joqeveritare ndaj të cilave Departamenti për OJQ/MAP ka marrur vendim për pezullimin e veprimtarisë së tyre. Më datë 08.11.2016 ishte  marr vendim për Pezullimin e Veprimtarisë së OJQ-ve si: 1. AKEA-Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim; 2. Al-Waqaf Al Islami; 3. Kalliri i Mirësisë; 4. sinqeriteti; 5. Çelësi; 6. Pema e Bamirësisë; 7. KAD-Kosova Aid Development 8. Rinia Istogase; 9. Hektari- HE; 10. Ndjeshmëri; 11. Parimi; 12. Gjurma; 13. Mesxhidi Studentor; 14. Instituti për Kulturë dhe Studime Bashkohorë-IKSB; 15. Patent Help Fund- PHF; 16. Devotshmëria.
Ka raste kur OJQ-të vendore kanë përfituar fonde milionëshe nga organizatat ndërkombëtare.
OJQ-ja mund të jetë “shoqatë” apo “fondacion” i themeluar për të ndjekur çështjet e përfitimit shoqëror ose interesit të dyanshëm.  OJQ e vendit është shoqata apo fondacioni i themeluar në Kosovë me qëllim të përmbushjes së çfarëdo qëllimi të ligjshëm, qoftë për dobi të përgjithshme apo për interes të përbashkët. Organizatë e huaj apo ndërkombëtare është personi juridik i themeluar jashtë Kosovës sipas ligjeve që në mënyrë substanciale i plotësojnë kërkesat. Shoqata është thjeshtë organizatë e anëtarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img