8.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Rrëzohet aeroplani në Nepal, humbin jetën të paktën 40 persona, publikohen pamjet e rrëzimit

Aeroplani me 72 pasagjerë është rrëzuar në aeroportin Pokhara në pjesën qendrore të Nepalit, kurse tashmë janë gjetur 40 trupa të pajetë, kanë bërë të ditur ekipet e shpëtimit.

Aeroplani i aviokompanisë Yeti Airlines, po udhëtonte nga Katmanduja në drejtim të Pokharit, kur u rrëzua pak para se të zbriste në pistë dhe më pas u përfshi nga zjarri.

Në aeroplan ishin 68 pasagjerë, përfshirë 10 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit, raporton Reuters.

Ushtarët e Nepalit janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Presim të gjejmë më shumë kufoma”, tha zëdhënësi i ushtrisë – duke shtuar se “aeroplani është ndarë në copa”.

Kryeministri Pushpa Kamal Dahal, ka thirrur takim urgjent të kabinetit të tij – si dhe ka ftuar agjencitë shtetërore që të marrin pjesën në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Janë publikuar pamjet ku shfaqet momenti kur aeroplani rrëzohet, derisa po fluturonte shumë ulët në afërsi të pistës së aeroportit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img