20.7 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Rritet numri i pacientëve të prekur nga gripi

Numri i pacientëve të prekur nga gripi është rritur kohët e fundit. Nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare thonë se personat me simptome të gripit po shtohen dita ditës.
Në Shqipëri janë shënuar viktimat e para si dhe është urdhëruar për mbylljen e shkollave. Ndërsa në Kosovë nuk e shohin si gjendje alarmante pasi që ky është grip sezonal dhe nuk ka nevojë për panik.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë një ditë më herët se nuk ka nevojë për panik.

Në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë numri i fëmijëve të prekur nga gripi ka shkuar në 6 mijë për një muaj.

Kryeshefi i QKMF-së Bujar Lila ky numër vazhdon të rritet pasi që gripi nuk hiqet shpejt. Sipas tij stafi është i përkushtuar që t’u ofrojë ndihmë pacientëve.
“Në nëntor në Pediatri kanë qenë 6 mijë vizita. Ndërsa, javën e parë të muajit dhjetor, ai trend ka vazhduar edhe normalisht do të vazhdoj edhe muajt e tjerë. Meqenëse, gripi nuk tërhiqet në mënyrë rapide”, tha Lila.

Lila njofton se gripi përveç fëmijëve atakon edhe gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik. Ai jep edhe udhëzimet se si duhet vepruar për t’u mbrojtur nga gripi.

“Gripi i atakon të gjitha moshat, por janë disa grupe të rrezikuara sidomos, fëmijët, moshat e reja, shtatzënat dhe të sëmurët kronik. Te shumica e tyre ku është imuniteti i dobësuar, gripi atakon organet e frymëmarrjes, fillon me teshtitje, me zënie të hundës, me kollë, dhimbje të muskujve. Iu kisha rekomandu pacientëve që të mos shkojnë në vende, ku ka frekuentim të madh të popullatës sepse mënyra për përhapjen e gripit është më e madhe”, tha Lila për KosovaPress.

Simptomat e këtij gripi janë të shoqëruar me kollitje, temperaturë, zënie të hundëve.

Pacientët që të enjten kërkonin ndihmën e mjekut kanë deklaruar se gripi është jo edhe aq i lehtë ndërsa zgjat edhe disa javë.
Njëra nga pacientet Arife Islami tha se gripi e ka tash dy javë dhe ende nuk i është përmirësuar gjendja. Sipas saj simptomat janë më kokëdhembje dhe kollitje.

“Kryet po më dhemb prej gripit, mushkëritë, s’jam mirë, isha ftohë, kolli më mërthen. Në Lluzhan jam kanë te mjeku, ma ka dhënë një injeksion…Jam kanë në Gjermani krejt disa injeksione i kena marr, na i jepshin gjithë çdo muaj…Qe dy javë ditë jam me grip, mjeku tha hajde sot një muaj në kontroll, nëse nuk bën më mirë, duhet me të dërgu në spital”, tha Islami.

Ata qytetarë që kanë marrë vaksina kundër gripit e kanë kaluar këtë më lehtë.

Ali Mehmeti tha se vaksina i ka ndihmuar shumë në rritje të imunitet.
“Po, gripin e kam pas para dhjetë dite. Simptomat janë si zakonisht, kollitje, teshtitje, temperaturë. Unë e kam marr vaksinën, po për çdo vjet e marr edhe vaksina po më ndihmon mu personalisht. Unë te mjeku për grip nuk kam shkuar asnjëherë, me përjashtim që kam përdorur barna “, tha Mehmeti.

Ndërsa Jahir Rrahmani tha se nuk ka marrë vaksinën pasi që ato mungojnë nëpër qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Na ka prekur koxha shumë, edhe fëmijë edhe neve…Mentë po na u merren, kemi shtypje të gjakut, Jam kanë para 6 muajve, tash po shkoj apet. Nuk jam vaksinuar, se nuk kish pas injeksione, thanë është mungesë e tyre…Na masi kemi nevojë për to duhet me na i pru, ma na dhënë një mundësi me jetu më mirë”, tha Rrahmani.

Kryeshefi i QKMF-së Bujar Lila u rekomandon qytetarëve që të marrin sasi më të madhe të lëngjeve, pemë e perime që përmbajnë vitaminë C dhe elemente tjera që ndikojnë në rritjen e imunitetit

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles