21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img

Rritet pensioni i parakohshëm për ushtarakët, ja sa do përfitojnë

Rritet pensioni i para kohshëm për ushtar akët, të cilët përmbushin kriterin e shërbimit në detyrë prej datës 1 gusht 2016. Sipas vendimit të qeverisë, ky ndryshim prek ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
Në bazë të vendimit të dy ditëve më parë të Këshillit të Ministrave, të gjithë ushtarakët që përfitojnë pension të parakohshëm, shumën bazë mujore e pensionit të parakohshëm do ta kenë 12. 636 lekë në muaj. Përfituesit e pensionit të parakohshëm minimal kanë të drejtën edhe të kompensimit të të ardhurave. Vendimi i qeverisë ka rritur edhe shumën e pensionit mujor, plus kompensimin e të ardhurave, e cila shkon në masën 14.285 lekë në muaj.
USHTARAKËT DHE RRITJA
Të gjithë ushtarakët që do të përfitojnë pension të parakohshëm prej fillimit të muajit gusht do përfitojnë rritje me 200 lekë në muaj, në bazë të vendimit të qeverisë, të miratuar të mërkurën më datë 27 korrik. “Shuma bazë mujore e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi për personat që plotësojnë kushtet për përfitim sipas dispozitave të ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nga data 1.8.2016 e në vazhdim, të jetë 12.636 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e gjashtë) lekë në muaj”, përcaktohet në vendim. Ndërkohë që para ndryshimit të këtij vendimi, vlera e pensionit të parakohshëm për ushtarakët ishte 12.435 lekë. Veç këtij ndryshimi, për ushtarakët ka edhe një ndryshim tjetër, shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave e cila shkon në masën 14.285 lekë në muaj.
“Përfituesit e pensionit të parakohshëm minimal kanë të drejtën edhe të kompensimit të të ardhurave, sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 471,datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”; nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr. 477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave të jetë 14.285 lekë në muaj”, përcakton Vendimi i Këshillit të Ministrave.
Në rastet kur pensioni për vjetërsi shërbimi rezulton më i lartë se pensioni bazë dhe bashkë me kompensimet e të ardhurave rezulton më i lartë se shuma e të ardhurave minimale prej 14.285 lekësh, kompensimet jepen pjesore, deri në plotësimin e kësaj shume. Vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime e shtesa në vendimin nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për Kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.8.2016.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles