9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Rruga “Agim Ramadani” mbyllet përkohësisht në Prishtinë

Republika e Kosovës, konkretisht FSK-ja, do të jetë pjesë e ushtrimit ‘Defende Europe2023’ të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës do të jenë 13 shtete.

Hapja zyrtare e ushtrimit për Republikën e Kosovës do të mbahet sot në sheshin e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmerrë masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative.

“Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh”, thuhet në njoftimin e PK-së

“Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img